Ballina Aktuale City s’lejon befasi kundër Leipzigut, Barcelona triumfon te Porto

City s’lejon befasi kundër Leipzigut, Barcelona triumfon te Porto

Manchester City ka shënuar fitore ndaj Leipzigut në kuadër të xhiros së dytë të Grupit G në Ligën e Kampionëve.

Marketing

“Qytetarët” triumfuan 1:3 ndaj Leipzigut në Gjermani

Foden zhbllokoi shifrat në minutën e 25-të, epërsi e cila zgjati deri në minutën e 48-të kur Openda barazoi për vendasit.

Megjithatë, gjashtë minuta para fundit të takimit në skenë doli Alvarez që shënoi golin e dytë për Cityn.

Golin e tretë për anglezët e realizoi Doku në minutën e dytë shtesë.

City me këtë fitore është e para në tabelë me gjashtë pikë, ndërsa Leipzig i dyti me tri pikë.

Fitore të vështirë por me vlerë të madhe ka marrë edhe Barcelona në udhëtim te Porto.

Barcelona triumfoi 0:1 kundër Portos në Portugali me golin e Torres në minutën e parë shtesë të pjesës së parë.

Barça është e para në grup me gjashtë pikë, tri më shumë se Porto një vend më pak.

Marketing
Exit mobile version