CIVIL: NDAL për keqpërdorimin politik të fëmijëve. Kjo nuk është patriotizëm!

CIVIL –Qendra për Liri e dënon ashpër keqpërdorimin e fëmijëve dhe të miturve për qëllime politike. Fëmijët në asnjë mënyrë nuk guxojnë të jenë objekt i instrumentalizimit politik, që përmes tyre të përcillen mesazhe politike, duke u fshehur pas mburojës së “patriotizmit”!
Keqpërdorimi i fëmijëve të vet edhe të gjithë fëmijëve në përgjithësi për përcjelljen e mesazheve politike është e ndaluar me ligj dhe nuk është patriotizëm!
Monitorimi afatgjatë i CIVILit vazhdimisht konstaton raste të keqpërdorimit të fëmijëve dhe të miturve, veçanërisht para dhe gjatë fushatave për procese zgjedhore në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Andaj, para zgjedhjeve vendore, ose ngjarjeve tjera publike, CIVIL bën thirrje:

Marketing

NDAL keqpërdorimit, instrumentalizimit dhe indoktrinimit politik të fëmijëve! Nuk guxojmë të lejojmë që zhvillimi I fëmijëve të kontaminohet me antagonizëm dhe mobilizim ideologjik, politik, etnik, fetar, gjinor ose social.
Keqpërdorimi I fëmijëve është i ndaluar me ligj! Sipas nenit 12, paragrafi 4 nga Ligji për mbrojtjen e fëmijëve, ndalohet keqpërdorimi I fëmijëve për organizim dhe veprim politik ose fetar.

CIVILi i përkujton partitë politike, prindërit, mediat dhe institucionet se çdo fëmijë, pa përjashtim, ka të drejtë në jetë dinjitoze dhe t’i gëzojë të gjitha të drejtat e renditura në Deklaratën për të drejtat e fëmijëve dhe në Ligjin për mbrojtjen e fëmijëve. Ata kanë të drejtë për fëmijëri pa brenga, të liruar nga ngjarjet politike ditore.
Vendi i fëmijëve është jashtë politikës! Partitë politike dhe mbështetësit e tyre duhet të japin kontributin e tyre për mbrojtjen e fëmijëve, dhe jo për keqpërdorim politik. Shteti dhe institucionet kanë obligim fëmijëve t’u mundësojnë zhvillim fizik, mental, shpirtëror, moral dhe social, mënyrë të shëndoshë dhe normale të jetës në kushte të lirisë dhe dinjitetit!

CIVILi në vazhdimësi e alarmon publikun, institucionet, partitë politike dhe mediat për keqpërdorimin e fëmijëve për qëllime politike dhe kërkon nga institucionet t’i sanksionojë të gjithë që fusin fëmijët në politikë, në çfarëdo mënyre.

CIVILI kërkon nga institucionet të marrin masa të vendosura kundër të gjithëve që do të tentojnë fëmijët dhe të miturit ti vendosin në listën e tyre të aktiviteteve. Thjeshtë, kjo duhet të ndalet, menjëherë!

Marketing