Civilët në Gaza përballen me ‘makthin e pafund humanitar’, thotë shefi i OKB-së

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres e ka përshkruar situatën në Gaza si “një makth humanitar të pafund për civilët”, pasi ai përsëriti edhe një herë thirrjet për një armëpushim të menjëhershëm.

Marketing

“Lagjet e tyre u zhdukën. Të dashurit e tyre u vranë. Bombat bien si shi, ndërkohë që u mohohen gjërat themelore të jetës: ushqimi, uji, ilaçet, energjia elektrike”, tha Guterres në një video-mesazh që u transmetua në Konferencën Ndërkombëtare Humanitare për Popullsinë Civile në Gaza u mbajt në Paris të enjten.

Ai tha gjithashtu se sasia e ndihmave që rrjedh ishte “një pikë në oqean” dhe tha se komuniteti ndërkombëtar duhet të ngrihet për të mbrojtur civilët, duke u kërkuar kombeve të investojnë në një thirrje humanitare prej 1.2 miliard dollarësh të OKB-së, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

“Ne mund t’i ndihmojmë civilët në Gaza të shohin më në fund, dhe të paktën, një fije shprese – një shenjë solidariteti – dhe një sinjal se bota e sheh gjendjen e tyre të vështirë dhe kujdeset mjaftueshëm për të vepruar”, tha ai.