Ballina Lajme Maqedoni Çka i ofruan emisarët e BDI-së Mickoskit për tu bërë pjesë e...

Çka i ofruan emisarët e BDI-së Mickoskit për tu bërë pjesë e Qeverisë

Në ditën e verifikimit të mandateve të reja të deputetëve, në prag të votimit të Afrim Gashit për kryetar të Kuvendit, në ndërtesën e Kuvendit po zhvillohej një triller politik me regji të integristëve të Ali Ahmetit, mëson Plusinfo.

Ky portal maqedonas shkruan se nga burime të larta të koalicionit të ri qeveritar në atë ditë kritike negociatorët kryesorë të BDI-së kërkuan dhe insistuan për takim urgjent me Hristijan Mickoskin. Takimi është zhvilluar në zyrën e grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, ku sipas burimeve të plusinfo, emisarët kryesor të BDI-së kanë propozuar që Mickoski t’i marrë në Qeveri në vend të VLEN-it, edhe ate pa postin e kryeparlamentarit dhe vetëm me katër ministri.

Marketing

Me sa duket, Ahmeti ka llogaritur rrezikun që votuesit e VMRO-DPMNE-së të zhgënjehen nga zgjedhja e një shqiptari për kryetar të Kuvendit dhe për këtë arsye vendosi që Mickosit ti bëjë këtë ofertë, duke menduar se ajo do të pranohej.

Pasi kryeministri i ardhshëm refuzoi këtë ofertë të përcjellë përmes emisarëve të Ahmetit, atëherë portali shkruan se Ahmeti vendosi të bojkotojë votën e Afrim Gashit, për të mos rrezikuar që ndonjë nga deputetët e Frontit Evropian të votojë pro Gashit.

Nga frika se ky informacion do të arrinte në media dhe do të pësonin dëme të mëdha politike, u mor vendimi për një fushatë të orkestruar kundër VLEN, me tezën se ata pranojnë të hyjnë në qeveri me ministri të parëndësishëm duke pranuar siç thuhet rolin e shqiptarëve të kualifikuar, si në koha e ish-Jugosllavisë.

Marketing
Exit mobile version