‘Çmendet’ Abramovich, Chelsea me buxhet të jashtëzakonshëm për merkato

11:24 | 14 Maj 2021

Marketing

Afati kalimtar i verës në Premierligë do të hapet më 9 qershor dhe do të zgjasë për 12 javë, deri më 31 gusht.

Klubi i Chelsea raportohet se është duke u përgatitur për një verë të nxehtë dhe me shumë thashtheme, transmeton lajmi.net.

Daily Mail shkruan se presidenti i klubit të Bluve, Roman Abramovich, është i gatshëm që të shpenzojë shuma të mëdha parash gjatë verës.

Marrë parasysh faktin se pandemia ka ndikuar shumë në të ardhurat e klubeve nëpër botë, disa prej tyre janë futur në kriza të thella financiare.

Megjithatë, një gjë e tillë nuk vlen për Chelsean, e cila prite t’i ketë afro 200 milionë euro të gatshme për transferime këtë verë.

Synimi kryesor i tyre është transferimi i një lojtari të madh sikurse Erling Haaland, mirëpo i mbetet Thomas Tuchel të vendos./Lajmi.net/