Ballina Aktuale Çmendet moti në Itali, reshje bore, përmbytje dhe rrëshqitje dherash

Çmendet moti në Itali, reshje bore, përmbytje dhe rrëshqitje dherash

Sikur të mos mjaftonte Covid-19 dhe vala e dytë që po godet vendin, Italia po përballet edhe me një mot të keq.

Marketing

Pjesa veriore e shtetit apenin duket më e goditura, ndërsa nuk kanë munguar reshjet e dendura të borës dhe të shiut, të cilat kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje dherash, raporton Ora News.

Është dhënë tashmë alarmi i verdhë në disa zona të Lombardisë, në Liguria, Marche, Lazio, Toscana dhe Basilicata.

Shumë lokalitete në Alto Adige kanë mbetur të izoluara për shkak të mbylljes së rrugëve.

Exit mobile version