Çmendet Real, ofron 140 milionë euro për kampionin e botës

Jo vetëm përforcime në sulm, por edhe në mesfushë, për të ndërtuar një ekip të balancuar në të gjitha repoartet. I këtij mendimi është trajneri Santiago Solari, që ka marrë drejtimin e skuadrës së Real Madrid pas shkarkimit të Julen Lopetegui dy javë më parë. Ndaj, trajneri i ri ka kërkuar nga drejtuesit e klubit “merengues” që të sjellin në “Santiago Bernabeu” mesfushorin francez të Chelsea, NGolo Kante.

Marketing

Për të realizuar këtë transferim skuadra spanjolle është gati të shpenzojë 140 milionë euro, shifër jashtëzakonisht e lartë, lajm që konfirmohet nga e përditshmja “Don Balon”, që i referohet burimeve brenda klubit. Trajneri Solari por edhe presidenti Florentino Perez mendojnë se Kante ka klasin për të marrë në dorë frenat e ekipit “merengues”, ndaj janë gati të bëjnë çmendurira për ta sjellë në Madrid.

Marketing