Çmimet e larta në bregdet: Shqiptarët ankohen, turistët e huaj të kënaqur

Çdo sezon vere në rrjetet sociale publikohen fatura me çmimet e konsideruara të çmendura në disa zona të bregdetit. Në Sarandë, pushuesit vendas ankohen, ndërsa të huajt ende e konsiderojnë Shqipërinë vend të lirë kur vënë në balancë çmimet me cilësinë.

Marketing

Edhe këtë verë në rrjetet sociale vijon publikimi i faturave të konsideruara të “çmendura” në bregdetin shqiptar, dhe ankesat për shërbimin.

Por për turistët e huaj që po pushojnë në Sarandë, Shqipëria mbetet e lirë!

Sipas tyre çmimet justifikohen me cilësinë e cilësinë e ushqimit.

“Unë pata një prej darkave më të mira këtu në Sarandë.”

“Çmimet do ti konsideroja ndër më të lirat në Evropë.”

“Për kualitetin e ushqimit, janë çmime tepër të mira.”

“Krahasuar me shtetet e tjera te Evropës është me lirë këtu.”

“Ne na pëlqen këtu,me miqtë e mi ke 3 ditë që shkojmë në një restorant dhe kualiteti i ushqimit është shume i mirë.”

Larg ngjarjes së fundit ku një picier u përlesh me klientin, të huajt vlerësojnë edhe shërbimin në bregdetin shqiptar, sigurisht, me aq sa kanë parë.

“Po ne jemi të kënaqur, njerëzit janë të mirë, kuzhina e mirë, pak si kuzhina ukrainase, por ndryshon, me ushqimet e detit dhe gatimet.”

“Njerëzit janë të sjellshëm, kjo është diçka që në zbuluam këtu, çdo njeri është shumë miqësor, shume të mirë, të sjellshëm, ne e pëlqejmë këtë.”

Por pushuesit shqiptar ende i ndjejnë të rënda faturat, por thonë se cilësia e shërbimeve po përmirësohet

Në bregdetin e jonit, këto ditë mbizotërojnë kryesisht turistët nga Evropa Lindore.

Thonë se Shqipëria u ka pëlqyer ndaj do ta rekomandojnë tek të njohur dhe do të rikthehen si turistë.

Por ndërsa për turistët e huaj Shqipëria konsiderohet e lirë, disa plazhe në bregdetin e jugut mbeten zona të ndaluara për një pjesë të shqiptarëve.