Marketing

Ernaux në shkrimet e saj ka trajtuar jetën e karakterizuar nga pabarazi të forta në lidhje me gjininë, gjuhën dhe klasën. Shkrimtarja franceze lindi në 1 shtator 1940 dhe u rrit në një qytet të vogël në Normandi. Ajo ka shkruar mbi tridhjetë vepra letrare.

Shkrimet e Ernaux janë të fokusuar më së tepërmi në autobiografi por edhe në ato sociale duke treguar dallimet e shoqërisë franceze pas luftës së dytë botërore.

Ajo është vlerësuar me një sër çmimesh për veprat e saj dhe kontrubutin në letërsinë franceze. Shumë prej veprave të saj janë përkthyer në anglisht dhe shumë gjuhë të tjera madje dy nga veprat e Ernaux, “Pasioni i Thjeshtë” dhe “Kujtime Vajze” janë përkthyer edhe në gjuhën shqipe.