Conte do të largohet nga Tottenhami në fund të sezonit

Antonio Conte do të largohet nga Tottenhami në fund të sezonit.

Marketing

Kështu ka bërë të ditur gazetari italian, Gianluca Di Marzio.

Kontrata e Contes do të skadojë në qershor, dhe pritet të largohet nga Spurs.
Tekniku italian raportohet se mund të marr drejtimin e skuadrës së Juventusit.

Conte ishte edhe më herët trajner i ”Zonjës së vjetër”, para se të kalonte te Interi, duke fituar edhe katër tituj të kampionit të Italisë.