18:19 | 2 Maj 2021
18:19 | 2 Maj 2021
Portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois ka biseduar me televizionin francez lidhur me ambiciet për të fituar trofeun e Ligës së Kampionëve me “Los Blancos” dhe trofe me Belgjikën.
Belgu ka qenë i padiskutueshëm këtë edicion, duke bërë që të jetë një ndër portierët më të mirë në Evropë, transmeton lajmi.net.
Courtois tha se Reali është skuadra më e mirë në botë sepse presioni ndjehet edhe nga tifozët.
“Ndihem mirë dhe më i rëndësishëm në Madrid. Nuk kam imagjinuar që do isha në këtë klub, është diçka që e pyes vetën as herë që shkojë në stadium. Është tregim i bukur për dikë që erdhi nga një klub i vogël te Madridi”.
“Nëse dëshiron të luash për Realin, e di që presioni do jetë gjithmonë aty. Madrid është klubi më i madh në botë dhe kur fiton trofe, kjo e bën edhe më të bukur”.
“Madrid është klubi më i madh në botë sepse e ndjen presionin nga tifozët. Është tjetër dimension në botën e futbollit”, deklaroi ai.
Ndeshja e radhës për Realin është kundër Chelseas në Londër./Lajmi.net/