Ballina Lajme Maqedoni COVID 19, Austria do t’i dhuron vaksina Maqedonisë së Veriut

COVID 19, Austria do t’i dhuron vaksina Maqedonisë së Veriut

Edhe Austria do të ndajë një pjesë të vaksinave për Maqedoninë e Veriut dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Këtë e ka bërë të ditur ambasadori i Austrisë në vendin Tonë, Georg Voutas, i cili ka thnë se 5 për qind të dozave do t’i ndajnë për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Marketing

“Në vitin 2021 shohim optimizëm. Austria jo vetëm që e mbështet Maqedoninë e Veriut me nevojat urgjente për pajisje mjekësore, por edhe do t’i vërë në dispozicion gjithashtu 5% të dozave të veta të vaksinave Kovid-19 për Ballkanin Perëndimor. Bashkimi Evropian nuk do të ishte i plotë pa integrimin e Ballkanit Perëndimor. Pikërisht për këtë arsye, Austria, në kuadër të procesit të integrimit, angazhohet maksimalisht për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare sa më shpejt të jetë e mundur në vitin 2021.”, tha Georg Voutsas, ambasadori i Austrisë në MV.

Më 22 dhjetor, Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në Sofje nënshkroi një letër qëllimesh me ministrin bullgar të Shëndetësisë Kostadin Angellov, pasi Qeveria e Bullgarisë vendosi që nga çdo sasi e vaksinave kundër kovid-19 që arrin në Bullgari, një sasi të caktuar t’ia dhurojë Maqedonisë së Veriut.

Përveç përmes donacionit nga Republika e Bullgarisë, vendi ynë gjithashtu siguroi vaksina përmes mekanizmit Kovaks. Bashkimi Evropian ka siguruar 400 milion vaksina për vendet anëtare dhe 100 milion shtesë për vendet që nuk janë pjesë e BE-së, të cilat mund të merren përmes vendeve anëtare.

Maqedonia e Veriut ka paguar paradhënie për vaksinën kundër Kovid 19, me çka është siguruar garanci bankare se do të paguhet shuma e plotë për blerjen e 833,000 vaksinave, për rreth 400,000 qytetarë. Përveç përmes mekanizmit Kovaks, është vendosur kontakti i drejtpërdrejtë me Pfizer dhe AstraZeneka.

Exit mobile version