Covid 19/ Bilanci gjatë tre ditëve të kaluara

Sipas të dhënave nga Instituti për Shëndet Publik gjatë tre ditëve të kaluara prej 6 maj deri më 9 maj janë kryer 2.777 teste dhe janë regjistruar 159 të sapoinfektuar me Kovid-19, 225 pacientë të shëruar, si dhe një person i vdekur dhe në mënyrë shtesë sipas Regjistrit për persona të vdekur me diagnozën Kovid-19 nga “Termini Im” janë regjistruar edhe dy persona të vdekur.

Marketing

Prej 159 rasteve të reja të Kovid-19, nga Shkupi janë 79, Manastiri – 29, Prilepi – 9, Ohri – 8, Kumanova, Kavadari dhe Velesi – nga 5, Tetova dhe Reseni – nga 3, Shtipi dhe Gjevgjelia – nga 2, Gostivari, Struga, Radovishi, Bogdanci dhe Kratova – nga 1.

Ndërsa, nga numri i përgjithshëm i rasteve pozitive (159), 25 janë riinfektime.

Gjatë 3 ditëve të kaluara (prej 06.05 deri më 08.05.2022), është regjistruar një person i vdekur nga Ohri (82 vjet), ka ndëruar jetë në kushte spitalore. Ndërsa në mënyrë shtesë janë regjistruar edhe dy persona të vdekur nga Shkupi me moshë 58 dhe 83 vjet., njëri në kushte shtëpiake dhe tjetri në kushte spitalore. Personat e vdekur janë regjistruar në periudhën prej 27 deri më 29 prill.

Ndërkaq janë regjistruar edhe 225 pacientë të shëruar edhe atë: Shkup – 137, Manastir – 40, Prilep dhe Ohër – nga 9, Dellçevë – 6, Kavadar – 5, Shtip – 4, Gostivar – 3, Tetovë, Strumicë dhe Demir Hisar – nga 2, Kërçovë, Resen, Strugë, NEgotinë, Berovë dhe Vinicë – nga 1.

Gjithsej, janë kryer 2.777 teste edhe atë përmes: ISHP-229, QSHP Shkup-118, QSHP Manastir-103, QSHP Prilep-25, QSHP Tetovë-15, QSHP Kumanovë-49, Klinika për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile-0, Mjekësi Ligjore-1, spitali laboratorik Kozle-0, KU Pulmologjia me alergologji-0, SPQ “Shtatori” – 0, Instituti i Mikrobiologjisë – 100, Zhan Mitrev (Filipi i Dytë) – 48, Avisena-85, Biotek-107, Sistina-65, laboratori Laor -100 , Sinlab-9, Remedika-9, Fertiliteti-40, Genea-10, Nikob Lab-219, VFV Medikal-44, Eli MedikaPlus-27, Rojal Medika-4, Spektra-MM-9, Rapid Lab-13, Zhan Mitrev Strumicë -7, Nova Lab Diagnostiks-5, Ramus-9, ISHP dhe ISHP (test i shpejtë) – gjithsej 1.327.

Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 2.030.368 testime ndaj Kovid-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Kovid-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 310.298, numri i të shëruarve është 300.433, numri i vdekjeve është 9.287 si dhe numri i rasteve aktive është 578.