Covid 19/ Bilanci për 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 5.604 teste të kryera janë regjistruar 1.424 raste të reja me virusin korona. 790 raste janë regjistruar vetëm në Shkup. Nga numri i përgjithshëm i rasteve pozitive (1.424 ) janë regjistruar 214 persona të riinfektuar.

Marketing

Autoritetet shëndetësore njoftojnë se janë regjistruar edhe 1.083 pacientë të shëruar.

Si pasojë e komplikimeve nga Covid-19, brenda 24 orëve janë regjistruar 15 viktima. Ndërkaq, nga MSh njoftojnë se 5 pacientë të tjerë që kanë ndërruar jetë në periudhën prej 4.01.2022 deri 20.01.2022 janë regjistruar në raportin e sotëm për Covid-19.

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 256.281 raste, prej të cilëve 227.492 janë shëruar, kurse 8.218 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht numëron 20.571 raste aktive me koronavirus.

Marketing