Covid 19/Bilanci për 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit prej 1.131 testimeve të kryera kanë rezultuar 473 raste pozitive me kovid-19, prej tyre 204 u shënuan vetëm në Shkup. Ndërsa prej numrit të përgjithshëm ta rasteve pozitive, 114 janë ri-infeksione.

Marketing

Në periudhën e njëjtë kohore janë shëruar 513 të infektuar, ndërsa kanë humbur jetën tre persona, një 76 vjeçar nga Shkupi, një 70 vjeçar nga Ohri dhe një 93 vjeçar nga Prilepi.

Që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë, numri i të diagnostifikuarve me koronavirus ka arritur në 337.513, i të shëruarve në 324.633, i të vdekurve në 9.440, ndërsa numri i rasteve aktive momentalisht është 3.440.