COVID-19 ka rrjedhur nga laboratori në Kinë? Flet kreu i OBSH

Organizata Botërore e Shëndetësisë ende nuk ka një përgjigje përfundimtar për origjinën e COVID-19.

Marketing

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus po ka kërkuar që Kina të ishte transparente, ndërkohë që shkencëtarët kërkonin origjinën e koronavirusit.

Tedros Adhanom Ghebreyesus ka deklaruar gjithashtu se marrja e aksesit në të dhëna të papërpunuara ishte një sfidë për ekipin ndërkombëtar që udhëtoi në Kinë në fillim të këtij viti për të hetuar burimin e Covid-19. Ndërkohë që rastetet e para njerëzore u identifikuan në qytetin kinez të Ëuhan, shkruan The Guardian.

Tedros u tha gazetarëve se agjencia shëndetësore e KB e vendosur në Gjenevë “po kërkon që Kina të jetë transparente, e hapur dhe të bashkëpunojë, veçanërisht në lidhje me informacionin, të dhënat e papërpunuara që ne kërkuam në ditët e para të pandemisë”.

Ai tha se kishte pasur një “shtytje të parakohshme” për të përjashtuar teorinë se virusi mund të kishte dalë nga një laborator i qeverisë kineze në Ëuhan, duke vënë në diskutim raportin e OBSH-së në mars, i cili arriti në përfundimin se një rrjedhje laboratorike ishte “jashtëzakonisht e pamundur”.

“Unë kam qenë vetë teknik laboratori, jam imunolog dhe kam punuar në laborator dhe ndodhin aksidente laboratorike. Është e zakonshme” tha Tedros.

Ai tha se OBSH po vinte bazat për hetime të reja se nga erdhi Covid-19, duke shtuar “ne shpresojmë se do të ketë një bashkëpunim më të mirë për të arritur në fund të asaj që ndodhi“.

Marketing