Ballina Lajme Botë COVID-19, mbi 42 milionë të prekur në botë, mbi 1 milion viktima

COVID-19, mbi 42 milionë të prekur në botë, mbi 1 milion viktima

Numri i të prekurve nga koronavirusi (COVID-19) në të gjithë botën I ka kaluar 42 milionë persona.

Marketing

Gjithsej 42,169,196raste infektimesh janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 8,675,170 raste deri më tani.

Pas SHBA-së radhiten India (7,772,649), Brazili (5,332,634), Rusia (1,480,646), Spanja (1,090,521), Argjentina (1,053,650), Franca (999,043) .

Pas shfaqjes për herë të parë në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa deri më tani jetën kanë humbur mbi 1,14 milionë njerëz, kurse mbi 31 milionë janë shëruar. Ndërsa rastet aktive në të gjithë botën numërohen në rreth 9,6 milionë.

 

Exit mobile version