Ministrja e Shëndetësisë në Shqipëri, Ogerta Manastirliu bën me dije se në 24 orët e fundit janë kryer 10,169 vaksinime anti COVID.
Referuar shifrave zyrtare, që nga fillimi i fushatës “Shqipëria Buzëqesh” janë bërë 632, 676 vaksinime.
Qeveria ka shpallur objektivin për të vaksinuar 1 milionë qytetarë brenda muajit qershor.
Kurse deri në këto momente Shqipëria ka siguruar 760 mijë doza vaksinash.