COVID-19: Mbi 633 mijë të vaksinuar në Shqipëri

Ministrja e Shëndetësisë në Shqipëri, Ogerta Manastirliu bën me dije se në 24 orët e fundit janë kryer 10,169 vaksinime anti COVID.

Referuar shifrave zyrtare, që nga fillimi i fushatës “Shqipëria Buzëqesh” janë bërë 632, 676 vaksinime.

Qeveria ka shpallur objektivin për të vaksinuar 1 milionë qytetarë brenda muajit qershor.

Marketing

Kurse deri në këto momente Shqipëria ka siguruar 760 mijë doza vaksinash.

Marketing