COVID-19 në Europë: Franca drejt rihapjes, në Holandë vazhdojnë protestat

Europa vazhdon të përballet me pandeminë COVID-19. Disa nga vendet si Italia, Franca dhe Spanja kanë filluar lirimin e masave kundër COVID-19, duka vazhduar kështu rihapjen e vendit. Ndërsa Holanda është duke u përballuar me protesta kundër qeverisë për keqmenaxhim të pandemisë.

Itali

Pas muajsh të tërë mbyllje, kafenetë në Venecia janë rihapur pasi vendi hyn tashmë në zonën e verdhë, çka do të thotë se rreziku nga COVID-19 është i ulët. Qeveria italiane përdori metodën e ngjyrave për të klasifikuar rajonet, por tanimë në pjesën më të madhe të shtetit fqinj janë lehtësuar masat kufizuese.

Marketing

Sidoqoftë gjashtë rajone mbeten nën masa të rrepta, përfshire bashkinë e vogël Bella Farnia në Italinë qendrore, e cila sapo është cilësuar një zonë e kuqe pasi 80 persona u testuan pozitiv me COVID-19

Francë

Edhe Franca po shkon drejt rihapjes. Nga dita e sotme nuk ka më kufizime prej 10 km për udhëtuar larg  nga shtëpia . Tanimë nis edhe plani me katër faza i presidentit Macron, ndonëse numri i të infektuarve vijon të mbetet i lartë.

Spanjë

Pas 1 viti ndërprerje, rinis të marr jetë një nga pjesët më unike të kulturës spanjolle, ndeshjet me dema në Madrid. Në fundjavë u lejua që arena të mbushej deri në 40%, çka do të thotë se 6 mijë fansa ndoqën ndeshjen e parë. Atyre u ishin caktuar vendet e duhet të mbanin maska gjatë të gjithë kohës, shkruan euronews.

“Unë kam ardhur këtu që kur isha 10-vjeç, është diçka e pabesueshme. Nga viti i shkuar ishte një situatë e vështirë. Shpresoj që këtë vit të nisim me 100%”, shprehet Andres.

Holandë

Ndërsa në Holandë ndonëse masat kufizuese janë lehtësuar, vijojnë protestat kundër qeverisë që e akuzojnë për keqmenaxhim të pandemisë.

Rreth 1 mijë persona marshuan në rrugë në atë çka u cilësua ecja e lirisë. Ata kërkojnë lehtësim të menjëhershëm të të gjitha masave të cilat i konsiderojnë si antidemokratike.