Ballina Lajme Botë COVID-19 në Francë, 762 viktima në 24 orë, ulet numri i pacientëve...

COVID-19 në Francë, 762 viktima në 24 orë, ulet numri i pacientëve në terapi intensive

Franca tashmë është bërë vendi i katërt në botë që raporton më shumë se 15 mijë viktima si pasojë e pandemisë së COVID-19.

Marketing

Në ndryshim nga një ditë më parë, Franca shënon një rritje të numrit të viktimave.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 762 viktima të tjera duke e çuar numrin total në 15,729.

Ndërsa pozitive është numri i personave që kanë lënë spitalin, ku kemi 6,730 pacientë në terapi intensive në krahasim 6,821 të një dite më parë.

Është dita e 6 rradhazi që kemi një ulje të tillë.

Gjithsej në Francë shënohen 103,573 të infektuar nga koronavirusi.

Exit mobile version