Covid-19, shërohen edhe 4 pacient në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë informon se sot nga Klinika për sëmundje Infektive në Shkup pas dy testeve negative janë shëruar tre pacientë me Covid-19, dy nga Tetova dhe një nga Kumanova.

Marketing

Dy herë negativ ka rezultuar edhe një pacient nga Shkupi i cili kishte trajtuar sëmundjen në kushte shtëpiake. Numri i personave të shëruar nga Covid-19 në vendin tonë tashmë shkon në 41.