COVID-19, ulen infektimet në Itali, regjistrohen 207 viktima gjatë 24 orëve të fundit

Autoritetet shëndetësore në Itali, njoftojnë se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 10.554 raste të reja infektimesh me COVID-19.

Ka një ulje të infektimeve krahasuar me një ditë më parë, ku përtej Adriatikut u regjistruan 11.807 infektime.

Sakaq, është ulur edhe numri i viktimave, ku janë regjistruar 207 persona, ndërsa një ditë më parë, u shënuan 51 më shumë, pra 258.

Marketing

Lajmi mirë është se 15.580 persona janë shpallur të shëruar në të gjithë territorin italian.

Në totalin e përgjithshëm të spitaleve, 2.253 persona ndodhen në njësinë e kujdesit intensiv, ndërsa në të gjithë vendin, aktualisht në spital ndodhen 16.331 qytetarë.

Marketing