COVID-19/ Ulen shifrat e viktimave, Italia gati për vaksinën më 27 dhjetor

Në 24 orët e fundit italia ka raportuar ulje të numrit të viktimave dhe rasteve të reja me COVID-19.

Marketing

Mësohet se gjatë këtij harku kohor, janë regjistruar 16308 raste të reja infektimesh me COVID-19, ndërkohë që dje ishin 18 mijë. Sot janë regjistruar 553 viktima, 121 më pak se 24 orë më parë.

Veneto konfirmohet si rajoni më i goditur me 3834 raste, i ndjekur nga Lombardia me 1944 dhe Emilia Romanja me 1641.

Vendi do të mbyllet pothuajse totalisht nga data 24 deri në 6 janar, gjë që ka përshpejtuar blerjet e fundvitit për italianët, me skena grumbullimesh që shqetësojnë ekspertët.

Sipas autoriteteve, fushata e vaksinimit me vaksinën Pfizer në Itali do të fillojë më 27 dhjetor me rreth 10 mijë vaksina kryesisht për personelin mjekësor, që do pasohen në janar me fushatën masive.

Marketing