Ballina Sport Cristiano Ronaldo do të kthehet nesër në Itali

Cristiano Ronaldo do të kthehet nesër në Itali

Cristiano Ronaldo do t’i jap fund izolimit në Madeira të Portugalisë.

Marketing

Ylli portugez i Juventus, Cristiano Ronaldo, është gati të kthehet në ambientet e Torinos, për t’iu bashkuar planit të Juves për rikthimin në seancat stërvitore.

Sipas planeve, skuadrat e Serie A do të rifillojnë seancat stërvitore nga 4 maji. Skuadrat kështu u kanë bërë thirrje lojtarëve të huaj që të kthehen në Itali.

Sipas raportimeve të medieve italiane, Ronaldo do të kthehet në Itali gjatë ditës së nesërme.

Ronaldo i ka kaluar javët e pandemisë në Madeira, në vendlindjen e tij.

Numri 7 i Juventus duhet të kalojë 2 javë të tjera në vet-izolim në Itali, para se të kthehet në stërvitje me skuadrën.

Exit mobile version