Cristiano Ronaldo humbi tre milionë ndjekës në Instagram brenda 24 orëve

Pas shfaqjes së problemeve teknike në rrjetin social Instagram, profili më i ndjekur që është në pronësi të futbollistit portugez, Cristiano Ronaldo, ka humbur gati tre milionë ndjekës, shkruan revista The Verge.

Marketing

Edhe pse ende nuk dihet arsyeja e problemit teknik të krijuar, shumë përdorues të Instagramit raportojnë se u janë bllokuar llogaritë dhe se nuk mund të hyjnë në këtë rrjet social.

Nga ana tjetër, ata që i janë përkushtuar pak më shumë Instagramit, kanë raportuar humbjen e ndjekësve dhe e kanë cilësuar si problem të madh, pasi e përdorin këtë rrjet social për të fituar para.

E gjithë kjo, interesant, ndodh në kohën e Halloweenit, kështu që shumë përdorues të këtij rrjeti social nuk mund të ndajnë fotografi të kostumeve të tyre.

Ronaldo humbi deri në tre milionë ndjekës në rrjetin social të përmendur për vetëm 24 orë, ndërsa profili më i njohur, ai që është në pronësi të Instagramit, humbi gjithashtu më shumë se një milion ndjekës. (Natyrisht që nuk munguan edhe shakatë në këtë drejtim që e lidhën me injorimin që i bëri superylli ish-bashkëlojtarit Gary Neville).

“Jemi të vetëdijshëm se disa prej jush kanë probleme me qasjen në llogarinë tuaj në Instagram. Ne po hetojmë dhe kërkojmë falje për shqetësimin”, thuhet në llogarinë e Instagramit në Twitter.