Ronaldo po lidhet me një largim të mundshëm nga Juventus.
Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, thuhet se është gati t’i jap fund aventurës së tij me skuadrën e Juventus.
Mediet franceze kanë filluar ta lidhin portugezin me një kalim të mundshëm te skuadra e Paris Saint Germain.
Ronaldo thuhet të jetë i nevrikosur me progresin që Juve ka shënuar në Ligën e Kampionëve.
Thuhet se CR7 është gati të shkojë për ta ndihmuar një tjetër skuadër që tradicionalisht ka ngecur në këtë garë.
Jorge Mendes, agjenti i Cristiano, thuhet se do të takohet me drejtorin sportiv të PSG, Leonardo, për të diskutuar opsionet.
Mbetet të shihet nëse PSG do të mund t’i sigurojnë Ronaldos gjërat e duhura për ta transferuar në Ligue 1.