Çulev: Ndërrim të 15 udhëheqësve të sektorëve në MPB

Ministri teknik i punëve të brendshme, Naqe Çulev, parasheh ndërrimin e 15 kuadrove në pozita udhëheqëse në MPB, të cilët do kenë mandat deri në vërtetimin e rezultateve zyrtare të zgjedhjeve. Drejtuesit e rinj në sektorët kyç të MPB-së do të udhëheqin deri në shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 12 prill. Sistematizimi i ri do të kalojë në qeveri, por për emra konkretë ende vijojnë konsultimet përfundimtare.

Marketing

“Në 15 vendet të cilat do të ndërrohen bëjnë pjesë 8 sektorë të punëve të brendshme, Reparti për Punë të Brendshme në Prilep, Reparti për Parandalimin e Kriminalitetit Serioz, Njësia Intervente Policore, Reparti për Operacione Speciale Policore, Reparti për Detyra Speciale, Reparti për Kontroll të Brendshëm dhe Reparti për Informatikë dhe Telekomunikime. Gjatë selektimit janë përzgjedhur kuadro profesional, të ndershëm dhe me integritet. Për emra konkret ende po vijojnë kontrollet dhe konsultimet shtesë.”,- tha ministri teknik i punëve të brendshme, Naqe Çulev.

Marketing