Ministri i Punëve të Brendshme Naqe Çulev sot ishte për vizitë pune në vendkalimin kufitar “Bogorodicë” ku u takua me udhëheqësin dhe i vizitoi nëpunësit policorë të cilët periudhën e fundit, siç shkroi në profilin e tij në Facebook, pa u lodhur dhe me përkushtim kanë punuar që transporti me kamionë të mos ndërpritet, të mos mbyllen marketet dhe qytetarët t’i kenë të gjitha produktet e nevojshme për funksionim normal të jetës.
“Me punën, angazhimin dhe përkushtimin e saj, policia e uniformuar e ka dhënë kontributin e vet që pandemia të mos ketë ndikim ndaj jetës së qytetarëve”, tha Çulev.