Ministri i Punëve të Brendshme, Naçe Çulev sot e vizitoi Njësinë për sistemim të shpejtë (INJSSH) dhe Sektorin policor në Saraj. Në fokus të bisedimeve, siç kumtoi MPB, ishte sigurimi i zgjedhjeve të qeta, të drejta dhe demokratike.
Çulev theksoi se nëpunësit policorë duhet të jenë në lartësinë e detyrës dhe ta japin maksimumin e vet në parandalimin e parregullsive të mundshme zgjedhore. U bëri thirrje nëpunësve policorë të veprojnë kryesisht në pajtim me ligjet.
“Ai veprim në pajtim me ligjet është jashtëzakonisht me rëndësi në një proces të këtillë serioz siç janë zgjedhjet parlamentare, të cilat duhet ta tregojnë pjekurinë dhe kapacitetin demokratik të shtetit, por edhe të faktorëve politikë në të. Zgjedhje të drejta dhe demokratike parlamentare janë rezultati i fundit që duhet të dalë nga qeveria teknike e cila funksionoi gjatë disa muajve të fundit dhe të gjithë ne duhet të kemi për obligim të japim kontributin që zgjedhjet të mbahen në pajtim me standardet evropiane”, theksoi Çulev.