Daçiq pretendon se shqiptarët po gënjejnë kur thonë se Vuçiq kërcënoi me luftë

SEDNICA VLADE SRBIJE POVODOM STO DANA RADA, IVICA DACIC I ALEKSANDAR VUCIC BEOGRAD 0211 2012 FOTO Z.KNEZEVIC

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, tha se zyrtarët në Kosovë po gënjejnë për presidentin Aleksandar Vuçiq duke thënë se ai ka kërcënuar me luftë.

Marketing

Për Daçiqin ai e ka bërë të kundërtën duke thënë se Vuçiq ka synuar “që të zgjidhë konfliktin me Kosovën dhe të mos e lë të ngrirë”.

“Derisa e gjithë bota po flet për gjykimin në Hagë dhe krimet e UÇK-së, zyrtarët e Kosovës po përpiqen me të gjitha forcat e tyre të thonë gënjeshtra për Serbinë dhe presidentin Aleksandar Vuçiq. Edhe tani, ata po gënjejnë neveritshëm për Vuçiqin që kërcënon me luftëra të reja. Përkundrazi, Vuçiq foli për nevojën për të punuar në zgjidhjen e problemeve në Kosovë dhe jo për të lënë një konflikt të ngrirë që do të mbetet një kërcënim i përjetshëm”.

Udhëheqësit kosovarë e kanë cilësuar si kërcënim për paqen dhe stabilitetin në rajon deklaratën e Vuçiqit që tha se Serbia po përgatitet ushtarakisht pasi që një konflikt i ngrirë mund të eskalojë papritur, njësoj siç ka ndodhur mes Armenisë dhe Azerbajxhanit.

Marketing