Dafina Zeqiri gjysmë e zhveshur në fotosesionin e ri

23:58 | 16 Prill 2021

Foto: Instagram

Marketing

Dafina i hoqi të gjitha në pjesën e sipërme për fotot e reja.

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri dy ditë më parë festoi ditëlindjen e 32-të, shkruan lajmi.net.

Ajo festoi në Shqipëri dhe po vazhdon të qëndrojë ende në bregdetin shqiptar, ndërsa për ndjekësit sjell fotografi të reja.

Në imazhet e fundit, Dafina u shfaq e veshur me një palë pantallona, ndërsa sipër nuk mbante asgjë, por e mbulonte gjoksin me anë të një kapele.

Kujtojmë se projekti i fundit muzikor nga Dafina Zeqiri është “Duro”, i cili u prit mirë nga ana e fansave dhe shërbeu si frymëzim për shumëkë.

Kënga flet për problemet me ankthin, depresionin, bulizmin, e shumë probleme tjera të shëndetit mendor. /Lajmi.net/

Marketing