Daka fton Prokurorinë dhe Policinë që nga sot të jenë të pranishme në Qendrën e Numërimit

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, nga mbledhja e sotme e këtij komisioni ka ftuar organet e sigurisë që të jenë të pranishme në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Marketing

“Askush nuk i ndalon Prokurorinë dhe Policinë që të jenë nga të pranishme në QNR”, ka thënë Daka, njofton Klan Kosova.
“Lirisht mund të qëndrojnë aty dhe t’i marrin provat me emra dhe numra të vendvotimeve ku ka ndodhur manipulime”.

KQZ ka vendosur që 530 vendvotime t’i dërgojë në rinumërim.

Marketing