Ballina Lajme Botë Dalin fotot e varreve masive në Chernihiv

Dalin fotot e varreve masive në Chernihiv

Mediat kanë publikuar pamje të varreve masive në Chernihiv të Ukrainës

Marketing

Të paktën 700 persona janë vrarë në qytetin verior të vendit. Lajmin e bën të ditur një deputete ukrainase Lesia Vasylenko, e cila ndau në llogarinë e saj në Twitter edhe disa foto nga varreza masive.

Ndërkohë, hetuesit mjeko-ligjorë filluan të zhvarrosnin një varr masiv në qytetin ukrainas Bucha sot.

Muajin e kaluar, kryetari i bashkisë së Chernihiv-it, Vladyslav Atroshenko, tha se banorët e qytetit mbetën të bllokuar pa energji elektrike, ngrohje dhe ujë ndërsa forcat ruse rrethuan rajonin.

https://mobile.twitter.com/lesiavasylenko/status/1512439627025682435?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1512439627025682435%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fopinion.al%2Fdalin-fotot-e-varreve-masive-ne-chernihiv%2F

Exit mobile version