Janë zbuluar detaje të reja nga koncerti i Malumës në Tiranë.
Këngëtari i shumë hiteve, do të vijë në Tiranë më 14 mars, për të festuar me ne festën e Ditës së Verës.
Prej disa ditësh ka qarkulluar lajmi në media ku thuhej se ai do të mbajë koncert në Tiranë dhe këtë gjë e ka konfirmuar edhe kreu i Tiranës, Erion Veliaj, ditë më parë.
Pas daljes së këtij detaji, u vu re se në website-n ku Maluma tregon për koncertet e tij figuronte edhe data për koncertin në Tiranë, mirëpo aty shihej se mungonte opsioni i biletave.
Thuhej se bileta ‘meet & greet” kushton 370 dollarë, ndërsa tani u bë i ditur çmimi i biletave për gjithë ata që janë të interesuar ta ndjekin nga afër këtë koncert.
Në rrjete sociale tashmë u konfirmuar se biletat kanë dalë në shitje dhe çmimi i tyre është 3000 lekë (25 euro) në “Mimoza zone”, ndërsa 4500 lekë (38 euro) në “Cherry zone”.
Ai do të performojë këngët e tij më të njohura, ato që na kanë bërë të kërcejmë kudo.