Ballina Sport ​Dalin në shitje me çmim të lirë biletat për sfidën Ballkani-Shkupi

​Dalin në shitje me çmim të lirë biletat për sfidën Ballkani-Shkupi

Ka filluar shitja e biletave për ndeshjen e radhës që Ballkani do ta zhvillojë kundër Shkupit në kuadër të Ligës së Konferencës të enjten në “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Marketing

Klubi ka bërë të ditur se biletat janë duke u shitur fizikisht te sheshi i qytetit në Suharekë dhe tek fan-shopi i klubit te Stadiumi i Qytetit në Suharekë.

Të mërkurën dhe të enjten biletat do të dalin në shitje edhe në Prishtinë te NEW BORN.

Biletat për tribunën perëndimore kushtojnë tri euro, lindje një euro, veri një euro dhe jug një euro.

Kampioni në fuqi i Kosovës ka bërë thirrje për mbështetje sa më të madhe nga ana e tifozëve për këtë ndeshje.

 

 

Exit mobile version