Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka nxjerrë rezultatet e para të zgjedhjeve të sotme parlamentare në Kosovë. Sipas KQZ-së janë numëruar rreth 22 për qind të votave të përgjithshme dhe prin LDK’ja.
Rreth 150 mijë vota janë numëruar deri tani, sipas të cilave prin LDK-ja me rreth 37 mijë vota, pas saj është PDK-ja me rreth 32 mijë vota dhe më pas VV-ja më shumë se 31 mijë vota, ndërsa AAK-PSD mbi 20 mijë vota.