Damjan Mançevski, Sekretar i ri i përgjithshëm i Qeverisë?

TV21 mëson jozyrtarisht se ish-ministri për administratë dhe deputet aktual Damjan Mançevski do të jetë pasardhësi i Dragi Rashkovskit, si sekretar i përgjithshëm i qeverisë.

Marketing

Mançevski për TV21 nuk e pohon e as nuk e demanton informacionin. Në komunikim sms shkruan se: “Sekretarin e përgjithshëm e zgjedh Qeveria me propozim të kryeministrit. Pasi formohet qeveria, ajo do të sjellë vendim dhe do ta njoftojë opinionin publik në mënyrë adekuate. Unë jam deputet dhe fokusin e kam në zgjedhjen e qeverisë së re dhe realizimin e përcaktimeve programore që janë në interes të të gjithë qytetarëve”, shkruan Mançevski për TV21.

Marketing