Danimarka largon vaksinën AstraZeneca nga programi i vaksinimit

Administrata Shëndetësore e Danimarkës njoftoi heqjen e vaksinës AstraZeneca kundër koronavirusit (COVID-19) nga programi i vaksinimit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e bërë nga Administrata Shëndetësore thuhet se në një studim të përbashkët midis Danimarkës dhe Norvegjisë, është vërejtur se pas administrimit të vaksinës së kompanisë AstraZeneca “Vaxzevria”, ekzistonte lidhje midis kësaj vaksine dhe mpiksjes së gjakut në tru në disa njerëz.

Duke deklaruar se nëse vaksina vazhdon të administrohet, shkalla e vdekshmërisë do të jetë më e lartë se e pranuar, Administrata Shëndetësore tha se Danimarka po e mban pandeminë nën kontroll dhe se vendi ka kanë numër të mjaftueshëm të vaksinave Biontech/Pfizer dhe Moderna, prandaj është vendosur të braktiset përdorimi i vaksinës AstraZeneca.

Marketing

Administrata Shëndetësore deklaroi se afërsisht 150.000 njerëzve që kanë marrë dozën e parë të vaksinës AstraZeneca do t’u ofrohen vaksina të tjera.

Më 11 mars 2021, Danimarka, e cila ka porositur 5,2 milion doza të vaksinës AstraZeneca, njoftoi pezullimin e saj për shkak të efekteve anësore dhe vdekjeve që lidheshin me të.



. .