DAP hyri në kompanitë e lidhura me “Reket”

DAP ka dorëzuar urdhër për kontroll financiar të katër kompanive që janë të lidhura me rastin “Reket” që e hapu Prokuroria për përndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Njeriu i parë i DAP-it , Sanja Llukarevska në intervistë për TV21 tha se hetuesit janë në kompanitë dhe se kontrollohet nëse ka pasur fshehje të tatimit.

Marketing

“Ne hymë të bëjmë kontroll në këto kompani që janë të përmendura në rastin “Reket”. Inspektorët të premten I kanë dorëzuar urdhëratë, ndërsa nga e hëna filluan ta kontrollojnë dokumentacionin. Presim që pas informacioneve fillestare që I kam se me të vërtet do të ketë mundësi për zgjerimin e kontrolleve. Kjo do të thotë se jemi në rrugën e vërtetë”, tha Sanja Llukarevska, drejtore e Drejtorisë për të Ardhura Publike.