DAP: Mbi 400 gjoba për mosdhënie të faturave fiskale

Pas përfundimit të valës më të madhe të kovid krizës, Drejtoria për të ardhura publike ka zbatuar një numër të madh të kontrolleve tek tatimpaguesit, për mosdhënie të faturave fiskale në territorin e të gjithë shtetit dhe ka shqiptuar më shumë se 400 dënime. Kështu ka deklaruar drejtoresha e DAP, Sanja Llukarevska.

Marketing

“Pas përfundimit të valës kemi bërë një numër të madh të kontrolleve dhe janë shqiptuar më shumë se 400 dënime, domethënë gjoba për të gjithë tatimpaguesit nëpër të gjithë shtetin.”-tha drejtoresha e DAP-it Sanja Llukarevska.

Llukarevska tha se që në vitin e parë kur u vendos në funksion të qytetarëve aplikacioni “TVSH-ja ime” ka pasur një numër të madh të paraqitjeve për mosdhënie të faturave fiskale, dhe mbi baza të kësaj theksoi ajo, është vepruar gjithandej.

“Që në vitin e parë pas futjes së aplikacionit “TVSH-ja ime” kishim një numër të madh të paraqitjeve për mosdhënie të faturave fiskale që kanë shkuar përmes paraqitjeve anonime nga ana e qytetarëve tek Drejtoria, përmes linjës 198 dhe në mediat sociale. Mbi baza të asaj kemi vepruar gjithandej, janë bërë një numër I madh I aksioneve dhe kontrolleve.”-tha drejtoresha e DAP-it Sanja Llukarevska.

Në dy vjetorin e aplikacionit “TVSH-ja ime” Llukarevska tha se falë këtij aplikacioni një familje katëranëtarëshe mund të kthejë deri në 28 mijë denarë në vit në buxhetin familjarë. Ajo nënvizoi se në kohën e krizës së rëndë ekonomike dhe shëndetësore të shkaktuar nga KOVID 19, 5 537 qytetarë parat e tyre të kthyera në vlerë prej 5,8 milion denarë I kanë dhuruar për sektorin e shëndetësisë.