Dardan Molliqaj zgjidhet kryetar i PSD-së

Anëtarët e PSD-së sot në Kuvendin Zgjedhor që është duke u mbajtur kanë zgjedhur Dardan Molliqajn kryetar të partisë.

Marketing

Molliqaj u zgjodh kryetar me 83 përqind të votave për, ku votuan 227 delegatë. Për vota kundër dhe abstenim akoma nuk dihet.

Mësohet se në këto zgjedhje ishin shtatë propozime por përfundimisht është vendosur të ketë vetëm një kandidat për Kryetar të PSD-së.

Shpend Ahmeti bëri të ditur se për shkak të përgjegjësisë pas rezultatit zgjedhor të 6 tetorit, mori vendim për tu tërhequr nga pozitat në këtë subjekt partiak ndaj dhe siç thotë do të merret vetëm me postin e Kryetarit të Prishtinës, njofton Klan Kosova.

Marketing