Dardanët shpërndajnë ndihma për Ramazan

Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, tifozët e Kosovës, Dardanët kanë filluar shpërndarjen e pakove ushqimore për familjet në nevojë.

Marketing

Tifozët e Kosovës kanë uruar të gjithë qytetarët Ramazanin dhe kanë ftuar të gjithë qytetarët për solidaritet, paqe dhe kujdes.

Ky është njoftimi i Dardanëve:

Sot, filluam shpërndarjen e pakove ushqimorë dhe higjienike për personat dhe familjet në nevojë. Në këtë kohë pandemie, si asnjëherë më parë duhet të jemi solidarë dhe të bashkuar.

Duke uruar muajin e bekuar të Ramazanit dhe duke dëshiruar gjithë besimtarëve të fesë islame agjërim të lehtë, ne Dardanët tifozët e Kosovës, ftojmë të gjithë qytetarët e vendit për solidaritet, paqe dhe kujdes. Të ndihmojmë ata që kanë nevojë dhe të kujdesemi për njëri tjetrin.

Me kujdes të shtuar dhe me respektimin e udhëzimeve të organeve kompetente të Kosovës, do t’a mposhtin edhe pandeminë.

Njëkohësisht, përzemërsisht përshëndesim gjithë futbollistët dhe futbolldashësit e Kosovës anembanë botës.

Ëndrra e Kosovës në Euro2020 vazhdon.

Marketing