“Dardanët” sot luajnë për fitore ndaj Maltës

Kosova pritet të luajë ndeshjen e parafundit në Ligën e Kombeve, ku do të jetë mysafirë i Maltës në Valleta të shtunën në mbrëmje.

Marketing

Ndeshja pritet të fillojë të shtunën prej orës 18:00, dhe synimi i kosovarëve është vetëm fitorja, shkruan Gazeta Express.

Kosova është në vendin e parë me 8 pikë , dy më shumë se Azerbajxhani në vend të dytë, me të cilin do të ballafaqohet në “Fadil Vokrri” më 20 nëntor.

Në rast fitoreje, skuadra e Bernard Challandes do ta siguronte edhe më shumë vendin e parë në grup, pasi më 20 nëntor e pret në “Fadil Vokrri” Azerbajxhanin.
Nëse Kosova përfundon në vendin e parë, atëherë do të kalojë një ligë më lartë, në ligën C.

Marketing