“Dardanet” tregojnë forcën edhe në ndeshjen e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut

17:23 | 11 Prill 2021

Marketing

Edhe në ndeshjen e dytë miqësore vashat e Kombëtares së Kosovës kanë arritur fitore në duel me Kombëtaren e Maqedonisë së Veriut, me rezultat minimal 1:0, falë golit të Liridonë Sylës.

Ajo shënoi me kokë pas një topi të dëbuar në minutën e 85-të.

Në pjesën e parë Dardanet nuk ishin as hija e ekipit nga ndeshje e parë, derisa në pjesën e dytë ishin më konsiliduara dhe me një angazhim më të madh dhe disa sulme të pareshtura arritën të shënojnë golin e fitores.

Deklaruan pas ndeshjes:

Afërditë Fazlija , përzgjedhëse

“Ishte një ndeshje e plogësht, ku e detyruam të bëjmë disa zëvendësime, madje qysh në pjesën e parë. Natyrisht se për ekipin e tonë dy ndeshje në tri ditë është pak e vështirë. Si do që të jetë fitorja ishte e merituar dhe na mbetet shumë për të punuar”.

Liridon Syla, futbolliste

“Padyshim që i gëzohem golit por fitorja është më e rëndësishme dhe golin përveç Kosovës ia dedikoi babait tim tashmë të ndjerë. Mund të them se nuk bëmë lojë të mirë, por gjithçka po shkon duke u përmirësuar”.