David Sassoli zgjedhet president i Parlamentit Evropian

Fitoi 345 vota në raundin e dytë të votimit
Italiani David Sassoli është President i ri i Parlamentit Evropian. Pas rrethit të dytë të votimit, europarlamentarët e votuan Sassolin, si president të tyre.

Marketing

Socialisti 63 vjeçar, një ish-gazetar nga Firence, ka qenë deputet në Parlamentin Evropian, për një dekadë.
Ai fitoi 345 vota në raundin e dytë të votimit, një shumicë absolute e votave të hedhura nga ligjvënësit evropianë në Strasburg.

Sassoli do ta zëvendësojë, Antonio Tajanin, si president i Parlamentit Evropian.

Pas disa ditëve të negociatave intensive, krerët e BE-së, më 2 korrik, emëruan udhëheqësit e rinjë të institucioneve kryesore të BE-së.

Shumica e nominimeve duhet të konfirmohen nga Parlamenti Evropian.