Ballina Lajme Maqedoni Davkova: Duhet plani i Marshallit për Ukrainën e shkatërruar

Davkova: Duhet plani i Marshallit për Ukrainën e shkatërruar

Pas Luftës së Dytë Botërore, Plani i Marshallit ishte, ndër të tjera, një shprehje e solidaritetit ndaj Europës së shkatërruar, dhe sot një lloj i ri i Planit të Marshallit është i nevojshëm për Ukrainën e shkatërruar. Këtë mesazh e ka dërguar presidentja e Maqedonisë, Siljanovska Dakova, në panelin kryesor të konferencës në Berlin për rindërtimin e Ukrainës.

Marketing

“Investimet janë të nevojshme jo vetëm në infrastrukturën rrugore dhe energjetike, por edhe në infrastrukturën njerëzore, arsimore, sociale dhe normative”, tha Siljanovska Davkova.

Në seancë u vlerësua pozitivisht qëndrimi ekzistues i përbashkët europian se ndihma gjithëpërfshirëse për Ukrainën duhet të vazhdojë.

Paraprakisht në hapjen e konferencës mori pjesë edhe presidentja Siljanovska Davkova, ku fjalim kishin kancelari gjerman Olaf Sholc, presidenti ukrainas Volodomir Zelenski dhe kryetarja e Komisionit Europian, Ursula von der Lajen.

“Ne po marrim këtë rrugë me ju, i nderuar zoti Volodomir, dhe kjo është arsyeja se pse ne vazhdojmë të punojmë sot në Berlin për të rindërtuar një Ukrainë të fortë, të lirë, europiane”, tha Olaf Sholc.

“Rusia po lufton për t’i dhënë fund Ukrainës. Ukraina po lufton për t’i dhënë fund kësaj lufte. Rusia po lufton për të kaluarën, Ukraina po lufton për një të ardhme më të mirë. Rusia shkatërron, Ukraina mbron. Dhe askund ky kontrast nuk është më i fortë se në qytetin e Harkivit”, u shpreh von del Lajen.

Presidenti ukrainas Volodomir kërkoi ndihmë afatshkurtër për riparimin e rrjetit elektrik dhe investime afatgjata në sistemin energjetik të vendit.

“Ukraina ka të gjitha bazat natyrore për energjinë moderne, por pa financimin dhe investimet tuaja, ne nuk do të mund ta realizojmë këtë. Nuk ka të bëjë me grante, ka të bëjë me investime me rendiment të lartë për kompanitë tuaja, një treg të madh për pajisjet tuaja, programe kredie për institucionet tuaja. Së bashku me ne, do të krijojë një bazë të re të energjetikës”, deklaroi Zelenski.

Në fillim të konferencës ndërkombëtare për mbledhjen e ndihmave për rindërtimin e Ukrainës së shkatërruar nga pushtimi rus, Zelenski përsëri bëri thirrje për më shumë ndihmë në armët që i nevojiten për t’u mbrojtur kundër sulmeve raketore ruse. Siç dihet, Maqedonia ka dërguar ndihma ushtarake në Ukrainë në disa raste që nga fillimi i agresionit rus. Ministria e Mbrojtjes e Maqedonisë vendosi të dërgojë në Ukrainë avionë luftarakë SU-25, 12 helikopterë luftarakë, si dhe tanke T-72 të prodhimit sovjetik, si dhe municione artilerie.

Exit mobile version