De Ligt: Ndihem keq, humbëm shkaku im

Mbrojtësi Matthijs de Ligt ka marrë fajin pas eliminimit të Holandës në “Euro 2020”.

Marketing

De Ligt preku topin me dorë dhe pas shikimit të VAR-it, arbitri e ndëshkoi me të kuq, duke e lënë Holandën me 10 lojtarë në fushë nga minuta e 55-të.

Në fund, Çekia triumfoi me rezultat 0 – 2, derisa De Ligt ka fajësuar vetën për këtë humbje.

“Ndihem keq. Humbëm ndeshjen për shkak se çfarë bëra. Nuk duhej ta lejoja topin të prekte dorën. Mendova se e kishim ndeshjen në kontroll”.

“Kishim disa shanse, sidomos në pjesën e parë. Nuk kisha ndjesi se ata kishin krijuar aq shumë shanse, por sigurisht kartoni i kuq bëri ndryshimin”, tha ai.

Ndërkohë, Çekia në çerekfinale do përballet me Danimarkën.