De Rossi me gjendje stabile jep mesazh nga spitali: Kisha frikë, simptomat vetëm përkeqësoheshin

9:42 | 11 Prill 2021

Marketing

Daniele De Rossi është shtruar në spital nga COVID-19.

Italiani është shtruar në spital me udhëzimin e mjekëve nga Kombëtarja italiane.

De Rossi është hospitalizuar shkaku i infektimit të mushkërive dhe është në repartin e pulmologjisë ku tani gjendja e tij është stabilizuar dhe është nën kontroll.

De Rossi rezultoi pozitiv pas ndeshje me Lituaninë bashkë me tetë lojtarë të tjerë të Kombëtares

Pas disa ditësh, De Rossi kishte kontaktuar me disa miq ku kishte treguar eksperiencën e tij dhe në mediat italiane tani po qarkullon mesazhi i tij.

“Erdha në spital sepse kisha shumë simptoma që nuk ndaleshin dhe përkundrazi, përkeqësoheshin”, tha ai.

“Dje në mëngjes jam ngritur nga karriga dhe kam pasur një marramendje dhe veshët më fishkëllonin, u ndjeva i trullosur dhe nuk munda të qëndroja në këmbë”, tha De Rossi.

“Do të ishte më mirë të mos e kisha (COVID-19), por më kanë thënë se nëse nuk do të vija atëherë… Nuk është një gjendje e rëndë, por as nuk mund të kurohet në shtëpi”, përfundoi Daniele De Rossi./Lajmi.net/

Marketing