DEA amerikane-shqiptarëve: Denonconi rastet e drogës, do të ruhet fshehtësia burimit

DEA amerikane i bën thirrje qytetarëve të denoncojnë rastet e trafikut të lëndëve narkotike të cilësuara si të rënda, duke siguruar fshehtësinë e burimit.

Marketing

Me anë të postimi në ‘Facebook’, ambasada e SHBA, shkruan se Agjencia e SHBA Kundër Narkotikëve ka njoftuar krimin e një linje të re sinjalizimi për Shqipërinë, sa i takon informacioneve për rastet e trafikut të drogës apo pastrimit të parave.

Ambasada Amerikane bën me dije në njoftim se DEA do të mbajë të fshehtë çdo të dhënë të qytetarëve.

MESAZHI I AMBASADËS
Agjencia e SHBA Kundër Narkotikëve njofton një linjë të re sinjalizimi për Shqipërinë. DEA nxit këdo që ka informacion në lidhje me trafikun e drogës ose pastrimin e të ardhurave nga droga ta ndajë informacionin me personelin e DEA-s në WhatsApp në: +1 571 502-7846 ose me email në: [email protected]. Të gjitha të dhënat do të mbahen të fshehta. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të punojnë me Shqipërinë për të luftuar trafikun e drogës dhe pastrimin e parave të lidhura me to, për një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët.

Marketing